Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq

nga Venera Grabanica29 janar 2026
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq

Një shtetas serb është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit ai u ndalua nga njësia policore në fshatin Jashanicë të Leposaviqit me ç’rast u arrestua pasi dyshohet që me automjetin e tij e kaloi ilegalisht kufirin.

“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →