Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dyshohet se vodhi BMW X-5, arrestohet një person në Kaçanik

nga B G17 janar 2025
Dyshohet se vodhi BMW X-5, arrestohet një person në Kaçanik

Një person është arrestuar në Kaçanik pasi që dyshohet se vodhi një veturë BMË X-5 me targa vendore, njofton policia.

“Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.

Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, është identifikuar i dyshuari P.L. (M/K), 35 vjeç.Sot, më datë 17.01.2025, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik. Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu policia bën të ditur se në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →