Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Dyshohet se vrau gruan e tij, arrestohet kosovari në Zvicër

nga Kaltrina Berila12 mars 2022


Një 35-vjeçar kosovar ka raportuar të shtunën në qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij, në orët e para të mëngjesit të së shtunës ( 03: 20) njofton policia e St. Gallen raporton 20.min.ch,
Sipas mediumit zviceran Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.
Kosovari është arrestuar, derisa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.
Në momentin kur ndodhi krimi në banesë ishin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe për ta janë duke u kujdesur familjarët./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →