Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

E ardhmja e Mbappes ky është lajmi që Leonardo ua ka dhënë lojtarëve të PSG-së

nga Venera Grabanica18 gusht 2021


E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në diskutim mbi atë nëse ai do të jetë duke luajtur për PSG-në edhe në sezonin 2021/22 apo do të largohet me Real Madridin që ka shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.
Gjithsesi lajmet e fundit që vijnë nga Franca japin indikacione se sulmuesi francez nuk do të ndryshojë skuadër në këtë sezon.
Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo u ka thënë lojtarëve se Kylian Mbappe nuk do të largohet këtë verë, raporton “CadenaSer”.
Raporti gjithashtu thotë se Mbappe u ka thënë shokëve të ngushtë brenda dhomës së zhveshjeve se ai nuk pret të largohet nga Parisi deri në vitin e ardhshëm.
Mbappe është i etur për t’u bashkuar me Real Madridin, por në vend të kësaj duket se do të jetë partner me Lionel Messin në sulmin e PSG-së për edicionin 2021-22.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →