RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E diel e ftohtë dhe e mjegulltë

nga Gentrita Xhemajli14 dhjetor 2025
E diel e ftohtë dhe e mjegulltë

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

“Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike”, thuhet në njoftim.

​Ngjarjet e datës 3 gusht
LAJMI TJETËR →
​Ngjarjet e datës 3 gusht

Më të fundit

Të gjitha →