RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

E diela të jetë ditë pushimi për bizneset në Vushtrri

nga B.K24 dhjetor 2019

Rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit janar 

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka inicuar rregulloren e re Komunale për orarin e punës së bizneseve që veprojnë në Komunën e Vushtrrisë.

Tahiri ka thënë ka kërkuar që dita e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset që veprojnë në Vushtrri përveç atyre që me Rregullore do të ju lejohet të punojnë të dielave.

“Kjo rregullore e re po bëhet duke respektuar kërkesat e shumta të qytetarëve gjatë ndëgjimeve publike por edhe kërkesat që vazhdimisht kemi marrë nga punonjësit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka bërë të ditur se rregullorja do të jetë në diskutim publik gjatë muajit Janar 2020, ku të gjitha palët e interesit mund të japin mendimet e tyre.  “Rregullorja, pasi të aprovohet nga Kuvendi i Komunës do të hyjë në fuqi nga data 1 Shkurt 2020!”./21Media

Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve
LAJMI TJETËR →
Hamza: Qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, s’e kemi prioritet ndarjen e posteve

Më të fundit

Të gjitha →