🇽🇰 Kosova
E mashtroi se i siguron vizë pune në këmbim të 17 mijë eurove, arrestohet
nga B G16 mars 2023
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka mashtruar një person tjetër për sigurimin e një vize pune në këmbim të parave.
Sipas policisë rasti është raportuar më 3 mars të këtij viti në Prizren, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 15 mars.
“I dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./21Media









