Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Ed Sheeran bën të ditur datën e lansimit të albumit të ri

nga Xh.D30 gusht 2021

Këngëtari anglez, Ed Sheeran, do të publikojë së shpejti albumin më të ri, të cilin e ka titulluar “Equals”.
“Equals” do të vijë më 29 tetor, katër vjet pasi filloi ta incizojë atë.
“Kam dashuruar, kam humbur, kam filluar jetë të re, kam kaluar gjithçka gjatë kohës sa kam qenë duke e shkruar këtë album”, ka thënë Ed.
Artisti ka bërë të ditur se mezi pret që të gjithë të dëgjojnë artin në të cilin ka qenë duke punuar gjithë këtë kohë.
Albumi ka 14 këngë në total, duke përfshirë “Bad Habits”, e cila hyri në top dhjetëshen e toplistës kryesore në Britani të Madhe, e cila u publikua në korrik të këtij viti.
Sheeran është ndër më të pëlqyerit në Britani të Madhe, debutimin e parë e pati në vitin 2011, më pas në vitin 2014, duke vazhduar më tej në 2017, që muzika e tij u rëndit ndër të parat në Billboard 200./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →