Edhe tri viktima dhe 508 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Kosovë.
Rastet e reja dolën pas testimit të 4 mijë e 320 mostrave.
Në raportin e MSH-së qthuhet se edhe 1 mijë e 281 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 8 mijë e 685.
Në 24 orët paraprake janë administruar edhe 1 mijë e 278 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, 811 mijë e 804 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës./21Media











