Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka kërkuar nga institucionet të ndërmerren masa menjëherë
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimet që ka shkaktuar te sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik.
Andaj, sipas kësaj sindikate, diferencat e krijuara mes koeficienteve të pagesës së pagave për pozita të njëjta apo të përafërta të punës brenda sektorit publik, kanë shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar dhe të anashkaluar.
Ndaj, SPDK bën thirrje që sa më shpejtë çështja e adresuar të zgjidhet në të kundërtën “do detyrohemi që të ndërmarrim veprime tjera sindikale për realizmin e kërkesave të punëtoreve duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal”.
Në anën tjetër kirurgët dhe mësimdhënësit kanë hyrë në grevë, të cilët gjithashtu po kërkojnë paga më të larta./21Media








