Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edhe dy të ftuar nga Gjykata Speciale

nga B G25 shkurt 2020

Afrim Basha dhe Faik Zogaj të ftuarit e radhës

Gjykata Speciale ka ftuar edhe dy ish pjesëtarë të UÇK-së. Është fjala për Afrim Bashën nga Suhareka dhe Faik Zoga,  i cili është ftuar sot në mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai është shprehur i bindur se të ftuarit do të dalin faqebardhë.

Mbi 250 persona, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →