Lista Serbe zyrtarisht sot është bërë parti politike
Lista Serbe që nga sot me vendim të zyrës për regjistrim pranë Komisionit Qendror Zgjedhor edhe zyrtarisht është bërë parti politike
Këtë e ka konfirmuar për agjencinë serbe Tanjug Sllavko Simiq.
Simiq ka sqaruar se me këtë vendim i është dhënë fund paqartësitë e brendshme në Listën Serbe dhe përpjekjet për ta instrumentalizuar atë për ushtrimin e interesave politike shqiptare dhe jo serbe.










