Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Edhe nesër “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin Kombëtar

nga Xh.D22 maj 2022

Nesër(23 maj) nisur nga ora 20:00 do të jepet shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Sipas njoftimit, shfaqja e regjisores Zana Hoxha i dedikohet adoleshentëve të rënë në vitin 1998-99 në luftën e fundit në Kosovë.
“Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Ëedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90ta. Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive..”, thuhet në njoftim.
Luajnë Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →