Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Edhe SHBA-ja, njëjtë si Evropa, “po digjet” nga i nxehti ekstrem

nga R14 korrik 2023
Edhe SHBA-ja, njëjtë si Evropa, “po digjet” nga i nxehti ekstrem

Vala e rrezikshme e të nxehtit ka prekur qindra miliona njerëz në SHBA, ndërkohë që parashikimet thonë se i nxehti pritet të intensifikohet, veçanërisht në SHBA-në perëndimore.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë nën paralajmërimin e nxehtësisë, pasi kulmi i nxehtësisë u përhap në Kaliforni dhe zona të tjera. Kalifornia parashikohet të ketë valën e parë të të nxehtit të vitit, pasi Teksasi, Florida dhe Arizona ende po vuajnë nga temperaturat ekstreme. Lugina e Vdekjes në Kaliforni mund të arrijë temperaturën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë, duke thyer rekordet e mëparshme.

Ndërkohë edhe pjesë të ndryshme të Evropës, sidomos ajo Jugore, po raportojnë temeperatura rekorde të nxehtësisë. /21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →