Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edhe tri shtëpi të reja për familjet në nevojë

nga Kaltrina Berila11 korrik 2017

Gjilani me donatorët ndërton edhe tri shtëpi të reja

Së shpejti në Gjilan do të filloj ndërtimi edhe i tri shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë të banimit.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me bashkatdhetarin nga Zvicra, Vezir Ramushi, i cili është duke e ndërtuar shtëpinë e Refik Aliut në fshatin Capar së bashku me bashkatdhetarët tjerë.

Sipas një njoftimi për medie, gjatë ditëve në vazhdim do të vihet gurthemeli i shtëpisë së re për familjen e Lumnije Rudhanit, sikurse edhe për një familje në Gumnishtë dhe Verbicë të Zhegocit.

“Faleminderit z. Ramushi që i është bashkangjitur aksionit të madh të Komunës, i dalë nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”. Unë apeloj edhe të bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që t’i nxjerrim familjet gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit”, tha Haziri.

Ndërkohë, me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po renovohen sipas kërkesave të qytetarëve./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →