Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edi Rama përshëndet marrëveshjen e arritur për fluturimet Prishtinë-Beograd

nga RTV2120 janar 2020

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot për fluturimet Prishtinë-Beograd, ndërsa ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës në largim Ramush Haradinaj, duke pohuar se “shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”.

“Që siç tha Sekretari i NATO-s është, një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama në Twitter.

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë! Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit.”, thuhet në psotimin e Ramës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →