Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Edi Rama reagon pasi u gjuajt me vezë

nga RTV2121 dhjetor 2018

Deputeti i PD-së, Endri Hasa u bë protagonist këtë të enjte në kuvend pasi goditi me vezë kryeministrin, Edi Rama

Pak pasi kreu i qeverisë mori fjalën, deputeti i Elbasanit la me shpëjtësi karrigen e tij, duke u vërsulur drejt foltores.

Rama nuk arriti dot të shmangë goditjen e parë me vezë nga deputeti i opozitës, ndonëse më pas u neutralizua nga punonjësit e Gardës.

Sot në faqen e tij zyrtare në Twitter, kryeministri Rama i është adresuar këtij incidenti, duke deklaruar se “Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet”.

Sipas Ramës me këto gjeste Shqipëria po turpërohet para ekraneve të Evropës, me një parlament që është kthyer në “show pularie”.

Partia Socialiste ka publikuar një video ku pretendon se kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë deputetit, Endri Hasës vezën, me të cilën ky i fundit qëlloi kryeministrin Edi Ramën./21Media

Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie🤮

— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2018

Deputeti Hasa e goditi Ramën me vezë: Këtë e ke për studentët

Balla publikon videon: Lulzim Basha i dha vezët për të qëlluar Edi Ramën

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →