Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet sfidë për KQZ-në

nga Kaltrina Berila26 maj 2022

Edukimi dhe informimi i votuesve mbetet një sfidë e zakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) marrë parasysh shumë akterë dhe zgjedhjet e shpeshta parlamentare në vend. Kështu u tha të enjten në punëtorinë me temë: “Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen” të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjatë prezantimit të analizës së votave me asistencë u tha se në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor 2021, nga 799 mijë e 825 votues, 43 mijë e 602 kanë votuar me asistencë apo 5.45%.
Sipas këtyre të dhënave të KQZ-së, ky numër i votimit me asistencë është shumë më i ulët sesa në dy proceset zgjedhore në nivel vendi të mbajtura në vitin 2017 dhe 2019./kp

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →