Intervenimmi në lukth për rënien në peshë vitë më parë ishte diçka e re dhe pak dihej mbi efektet afatgjata të këtij operacioni që zvogëlon organet e tretjes së ushqimit.
Florent Kavaja kirurg i përgjithshëm ishte sot i ftuar në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” ku foli në detaje për këtë intervenim.
Ai me theks të veçantë foli për balonin gastrik që sipas tij ka lloje të ndryshme të tij, teksa shtoi se me largimin e tij nga trupi personat po fillojnë të shtojnë peshë.
“Ka disa balona gastrik që duhet të largohen çdo tre muaj, pas largimit të balonit personat po shtojnë peshë”, tha ndër tjera Kavaja.
Ai tutje shtoi se ky intervenim nuk sjellë plagë dhe në 6 orët e para pas këtij intervenimi pacientët duhet të bëjnë lëvizje.
Sipas Kavajës edhe intervenimi në lukth aq sa ka efekte pozitive ka edhe efekte negative.
“Personat që e kryejnë këtë intervenim me kohë munden me pas mungesë të vitaminës B”, tha Kavaja./21Media









