Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekipi negociator sot në Bruksel

nga Venera Grabanica29 janar 2019

Hoxhaj: Limaj dhe Ahmeti takohen me këshilltarët e Mogherinit

Kryesuesit e ekipit negociator të dialogut me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti sot do të takohen me këshilltarët e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, deklaroi se temat për të cilat do të bisedohet nuk dihen dhe takimi sipas tij, ka karakter koordinues.

Ky do të jetë takimi i dytë i ekipit negociator në Bruksel.

Më 8 janar, në Bruksel është takuar ekipi negociator me shefen e Politikës së Jashtme, Frederica Mogherinin. Ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, pas takimit me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini kanë deklaruar se është prezantuar delegacioni dhe janë paraqitur kërkesat e Kosovës. Në një prononcim për media, bashkë-kryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti, ka thënë se ata i bënë të qartë Mogherinit se cili është roli i këtij delegacioni dhe siç ka thënë ai, i ka shprehur gatishmërinë të diskutojmë temat e hapura me Serbinë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →