Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Ekonomia e vendit në rrezik, ekspertët akuzojnë Qeverinë për keqmanaxhim

nga Venera Grabanica19 shtator 2024
Ekonomia e vendit në rrezik, ekspertët akuzojnë Qeverinë për keqmanaxhim

Paqëndrueshmëria ekonomike, vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore të vendit, përkundër se qeveria aktuale thirret në rritje ekonomike.

Kjo gjendje e brishtë e ekonomisë, sipas njohësve, është pasojë e mungesës së politikave të mirëfillta zhvillimore si dhe krizave, siç thonë, të vazhdueshme politike e të sigurisë.

Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, për RTV21 tha se pritjet kanë qenë të mëdha por realizimi i projekteve ka ngecur.

“Është një gjendje që nuk është e kohve të fundit por është një gjendje më shumë se tri vite. Ne kemi kërku prej qeverisë që të krijoj një strategji si ta parandalon shkuarjen e të rinjëve në kuptimin se si mund t’i stimuloj ose t’i subvencionoj që ata të hapin një biznes në Kosovë ose të gjejnë një mundësi tjetër duke ju rritur edhe pagën edhe kushtet e tjera në mënyrë që ata mos ta shohin si zgjidhje vetëm shkuarjen jashtë po ta shohin si mundësi Kosovën, që mund të bëjnë biznes në Kosovë dhe mund të kenë kushte të mira këtu dhe gjithashtu kemi kërkuar strategji për kthimin e të rinjëve në vend, por nuk jemi duke parë asnjë rezultat”, tha Rafuna.

Sipas ish-ministrit të financave, ekonomia e Kosovës, është në një gjendje kaotike, sikurse të ishte pa drejtues të shtetit.

“Aty ku ka më së shumti ngecje dhe asnjë lëvizje para është fusha e ekonomisë. Ekonomia e Kosovës ka vazhdu me mbijetu njësoj sikur mos me pas Qeveri hiq…”, tha Shatri.

Për ngecje në zhvillimin ekonomik flet edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj. Ai shpreh shqetësimin se vendi mund të rrëshqas në probleme të mëdha sociale.

“Sikurse përgjatë gjithë mandatit të kësaj qeverie edhe këtë vit nuk ka ndonjë zhvillim ekonomik të prekshëm ose ndonjë projekt serioz të kësaj qeverie e cila do të mbahet mend nga opinioni i gjerë si qeveria më e dështuar. Ka diqka që ka ndërmarrë disa hapa të vegjël por për fat jo të mirë ato fare nuk ndikojnë në përmirësimin ekonomik të një vendi. Bizneset janë shumë keq, kemi qd ditë ngulfatje të bizneseve dhe për fat jo të mirë nuk kemi as investitorë të jashtëm”, tha Kadrijaj.

Prej më shumë se një vit, Kosova është nën masat e BE, të cilat sipas ekonomistëve, veç tjerash, kanë goditur rëndë edhe ekonominë kosovare.

Ndërkaq muaj më parë BE-ja nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve shtesë për Kosovës, në rast të moskordinimit të veprimeve në veri, me aleatët ndërkombëtarë./RTV21/21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →