Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

EKSKLUZIVE: Detaje nga vdekja e kosovarit në New York

nga Venera Grabanica14 nëntor 2025
EKSKLUZIVE: Detaje nga vdekja e kosovarit në New York

Një kosovar 41-vjeçar ka vdekur në New York, bëhet fjalë për Burim Havollin, i cili ishte mbikëqyrës i një ndërtese, e cila u bë cak i hajnave. Vdekja e tij, sot u raportua si një vrasje pas sulmit që Havolli e mori nga hajnat. Por, Fitim Havolli vellau i Burimit  për RTV21 ka konfirmuar se ai nuk është vrarë, sipas tij, dyshohet se Burimi ka pësuar arrest kardiak.

Fitimi ka treguar se i vëllau ka ndërruar jetë në banesen e tij, pas një paranadalimit të një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.

Tutje Fitimi ka treguar se Burimi pas incidentit me hajnat ishte marrë në pyetje nga Policia, ”Më pas kthehet në banesen e tij, ku ai nuk e ka ndjerë vetën mirë me shëndet për çka kishte njoftuar familjarët, dhe pak minuta më vonë ai ndëroi jetë”.

Fitimi tregon se janë në pritje të përgjijges së mjekësisë ligjore për vërtetuar saktësisht shkaqet e vdekjes së Burimit.

Përmes RTV21, Fitimi bën thirrje që mediat mos të raportojnë se ”Burimi është vrarë”./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →