Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekspertet ligjorë nga Ambasada Britanike do të vazhdojnë mbështetjen për MD-në

nga E.Bullaku12 maj 2021

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada britanike në Prishtinë, kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për këtë ministri, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë.

Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në finalizimin e rishikimit funksional, në hartimi të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës britanike.

Zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, ka thënë se është i bindur se angazhimi i ekspertëve që shërbejnë në këtë ministri do të vazhdojë të jetë i kënaqshëm sikurse ka qenë deri më tash.

Ndërsa, kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën britanike, Jennifer Blakeney, ka thënë se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →