Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Ekspozitë kolektive e klubeve digjitale në Kino Armata

nga Xh.D20 dhjetor 2021

Ekspozita kolektive e Klubeve Digjitale të Medias prezanton animacionet e shkurtëra të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Shkollave Kampione.
Të mërkurën(22 dhjetor), me fillim nga ora 14:00 do të keni mundësi të ndiqni nga afër këtë ekspozitë në Kino Armata.
Arsim Cilësor, Zvogëlim i Pabarazive, Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme dhe Veprim për Klimën janë temat të cilët nxënësit kanë punuar animacionet e tyre.
Ky projekt ka për qëllim të nxis kreativitetin tek nxënësit dhe t’ua mundësojë pjesëmarrjen aktive në trajtimin e çështjeve si gjithëpërfshirja, bullizmi, diskriminimi dhe qytetaria aktive, duke përmirësuar mendimin kritik dhe analitik te nxënësit dhe duke fuqizuar komunikimin në mënyrë efikase në media të ndryshme, është bërë e ditur përmes një komunikate./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →