Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Ekspozitë për mbrojtjen e monumenteve në Kosovë

nga Miranda Beqaj17 prill 2022

Në ambientet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve më 15 prill u organizua ekspozita me fotografi të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme në Republikën e Kosovës.
Të pranishëm ishin ministri Hajrulla Çeku, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kulturë, deputeti Ardian Gola, kryetarja e Këshillit Zanita Halimi, drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
Fotografitë e ekspozitës janë realizuar kryesisht nga fotografi, Arben Llapashtica, i cili mori mirënjohje për punën që po bënë në promovim të trashëgimisë.
Ekspozita u realizua në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →