Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

nga Kaltrina Berila11 korrik 2025
Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Familja e Liridona Ademajt ka mirëpritur raportin e Forenzikës në lidhje me të dyshuarin për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shkruar se presin gjykim të drejtë dhe profesional.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, ka thënë ai, përmes një postimi në Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën më 14 korrik në ora 09:00.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo të përhershëm.

Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →