Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekzekutohen pagat e sektorit publik

nga Kaltrina Berila1 tetor 2024
Ekzekutohen pagat e sektorit publik

Mjekët, mësuesit, zjarrfikësit, policët, zyrtarët administrativë e të gjithë ata që paguhen nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës nuk i kanë pranuar pagat deri sot pasdite.

Portali rtv21.tv merr vesh se pagat e sektorit publik për muajin shtator tanimë janë ekzekutuar.

Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje edhe te Ministria e Financave lidhur me ketë çështje, mirëpo, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Sipas Ligjit për Pagat dita e djeshme ka qenë e fundit për ekzekutimin e pagave për punëtorët në sektorin publik.
Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →