Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

nga Gentrita Xhemajli27 gusht 2025
Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë janë ekzekutar pagesat e para për aplikuesit për furnizim me teskte shkollore dhe materiale mësimore.

Sipas MASHTI-it, shuma e ekzekutuar është 9 milionë e 634 mijë euro, për 120 mijë e 425 aplikues.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton opinionin publik se deri sot përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga kordinatorët e shkollave dhe DKA-të. MAShTI njofton se sot kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues”, thuhet në njoftim.

Ministria njofton se procesi i aplikimit vazhdon të jetë i hapur.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →