Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ekzekutohet me armë zjarri pronari i një karburanti

nga Kaltrina Berila6 janar 2020

Rasti po hetohet

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen në orën 23:32.

Viktima është pronar i një karburanti.

“Në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës”, sqaron policia.

Grupi hetimor ka sekuestrur kamerat e sigurisë, ku në një prej tyre duket një makinë pa targa, e cila qëndronte afër lokalit kur ka ndodhur ngjarja. Më pas makina ka ikur në drejtim të paditur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit./oranews

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →