Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Elezi: Sot përfundon numërimi votave nga përfaqësitë diplomatike

nga Venera Grabanica27 shkurt 2025
Elezi: Sot përfundon numërimi votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëri të ditur se numërimi i votave të diasporës nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot gjatë ditës për të vazhduar më pas me numërimin e votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për RTV21 se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë procesit të numërimit të këtyre votave.

“Sa i përket numërimit të votave që u takojnë përfaqësive diplomatike ky proces do të kryhet sot , ditën e enjte për të nisur pastaj numërimin e votave të diasporës nga votimi me postë që janë më shumë se 63 mijë. Deri në mesnatë janë numëruar gati gjysma e kutive”, tha Elezi për RTV21./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →