Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Emisari britanik takohet me Kurtin

nga E.Bullaku10 shkurt 2022

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takimin e emisarit britanik me kryeministrin, mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje.
Pas takimit me Kurtin, Peach do të takohet në orën 11:00 me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
I dërguari i Britanisë së Madhe, Stuart Peach paraprakisht e ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →