Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

nga B G29 gusht 2024
​Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari nga Gjermania, Sarrazin do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.

Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →