Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Emporio Armani shënon 40 vjetorin

nga B.K24 shtator 2021


U bënë 40 vite që prej se disenjatori 86 vjeçar Giorgio Armani lansoi linjën Emporio Armani. Ai për këtë kremtoi me një shou mode në muzeun Silos dedikuar Armanit, në Milano.
Armani me këtë rast për media ka thënë se këto 40 vite ka punuar shumë, se ato ishin shumë të vështira për të, por po ashtu kanë edhe bukurinë e tyre. Ai ka thënë se në atë kohë është ndjerë i lumtur kur ka parë të rinjët duke prezantuar veshjet e reja, të rinjë që sipas tij ishin fëmijë të ëmbël, të pastër shpirtësisht.
Armani, koleksionin që u prezantua në këtë muze e krijoi për pranverë-verë 2022, dhe ai përfshinë veshje për femra e meshkuj.
Në mbyllje të revysë së modës, 86 vjeçari Armani u paraqit para publikut në praninë e mbesës së tij Silvana Armani dhe Pantaleo Dell’ Orco, për të cilët Giorgio ka thënë se e kanë mbështetur shumë vite.
Ata bashkë me të gjithë modelet bënë edhe fotografi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →