Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani ka ironizuar ndaj akuzave të ish-gjyqtarit të Kushtetueses Kadri Kryeziu.
Ky i fundit në një shkrim të gjatë ka akuzuar Enver Hasanin se është fajtori kryesor për gjendjen e krijuar në Kosovë pas ngërçit të krijuar politik. Ai madje ka thënë se pret kundër-reagimin e ish-kreut të Kushtetueses ndaj tij me shumë kënaqësi.
Enver Hasani në një përgjigje për KosovaPress, tha se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet ftesës për kundër-reagim në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.
“Në fund thotë: “Pres përgjigjen tënde”. Fund e krye është shkruar me ChatGPT! Si nuk i vjen turp të tregojë gjëra që ia kam thënë unë se si duhet të votojë! Po gënjen kur thotë se ka raporte të mira me ish-gjyqtarët e Gjykatës dhe me ata që janë aty tani. Ky është aq naiv sa mendon se do t’i përgjigjem. Ndoshta ia vlen t’i them se do t’i përgjigjem vetëm me një kusht: nëse është në gjendje ta riprodhojë me gojë live, krejt këtë shkrim që ka postuar”.











