Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Enzo Fernandez i thotë po Chelseat

nga Venera Grabanica30 dhjetor 2022
Enzo Fernandez i thotë po Chelseat

Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat është shumë afër një transferimi tjetër, kësaj radhe për një shumë të majme parash.
Chelsea tani është në kontakt direkt me Benfican për Enzo Fernandez, ku “Blutë” e Londrës dëshirojnë të ofrojnë një shumë të madhe parash dhe jo vetëm klauzolën e yllit argjentinas.
Benfica ka kërkuar gjithmonë 120 milionë euro për Fernandez, ndërsa raportohet se Chelsea është duke ofruar 120 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.
Po ashtu, bëhet e ditur se Enzo veçse i ka thënë po transferimit te Chelsea.
Liverpooli dhe Manchester United nuk kanë bërë ende oferta.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →