Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Erdogan arrin në Shtëpinë e Bardhë

nga RTV2116 maj 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur të martën në Shtëpinë e Bardhë për takim me homologun e tij amerikan Donald Trump, transmeton AFP.

“Shpresoj se do të kemi një bisedë të gjatë dhe produktive”, tha presidenti Trump për media, duke përshëndetur homologun e tij turk në Dhomën Ovale.

Agjencitë e lajmeve shkruajnë se të dy zyrtarët do të diskutojnë për situatën në Siri dhe vendimin e SHBA-ve për të armatosur kurdët, të cilët Turqia i konsideron terroristë, si dhe për ekstradimin e imamit Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe i cili nga Turqia shihet si fajtori kryesor për organizimin e puçit të dështuar shtetëror të vitit të kaluar.

Erdogan të premten e kaluar, para takimit me Trump, kishte deklaruar se vizita e tij në Uashington do të vendosë gur-themelin për fillimin e marrëdhënieve të reja ndërmjet dy shteteve.

Vizita e Erdoganit në SHBA vjen disa javë pas referendumit për reforma kushtetuese, me të cilat i zgjerohen kompetencat presidenciale.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →