Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Erdoğan, uron Presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

nga Venera Grabanica17 shkurt 2025
Erdoğan, uron Presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenca ka njoftuar se në mesazhin e tij, Erdoğan i ka shprehur Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta në emrin e tij dhe të kombit turk, duke ritheksuar lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka nënvizuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për sovranitetin, integritetin territorial dhe përpjekjet e Kosovës për afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke rikujtuar rolin e shtetit të tij, si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Erdoğan ka theksuar vullnetin e përbashkët për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →