Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Erdogani thotë se është i gatshëm të ndihmoj në ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit

nga Venera Grabanica8 tetor 2023
Erdogani thotë se është i gatshëm të ndihmoj në ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia është e vendosur që të shtojë përpjekjet diplomatike për të arritur paqe midis forcave izraelite dhe palestineze. Por, ka shtuar se gjendja e një zgjidhjeje mes dy shteteve është e vetmja mënyrë për të arritur paqen.

Erdogani ka thënë se ishte gati të ndihmonte në uljen e tensioneve.
Ai shtoi se formimi i një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e përcaktuar në vitin 1967, me integritetin e tij territorial të paprekur, dhe me Jerusalemin si kryeqytet, tani është “një domosdoshmëri që nuk mund të vonohet”.

“Ndërsa drejtësia vonohet, fatkeqësisht çmimi i kësaj paguhet nga palestinezët, izraelitët dhe i gjithë rajoni ynë”, tha Erdogan.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →