✨ Showbiz
Ermali e uroi babain për ditëlindje: U bëftë Arti sa gjysma jote
nga Egzona Mehmeti16 shtator 2021
Sot, artisti i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen e 74-të. Në ditën e tij të veçantë, një urim të bukur ai e mori nga djali i tij, Ermali.
Këngëtari përmes një fotografie të bukur e uroi babain, duke shprehur dëshirën që djali i tij, Arti të bëhet sa gjysma e Sabriut, shkruan rtv21.tv

Sabriu, përveç nga Ermali, urim special ka marrë edhe nga bashkëshortja Nera, si dhe nga artistë të shumtë e natyrisht edhe nga fansat.
Sabri Fejzullahu është një nga emrat më të dashur nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare./21Media









