Këngëtari i njohur, Emal Fejzullahu ka kohë që ka filluar pushimet së bashku me familjen e tij.
Së fundmi, artisti po pushon në bregdetin shqiptar, mirëpo ai ka kujtuar UÇK-në nga pushimet.
Ermali ka shpërndarë një foto në instastory ku ka shkruajtur ”Gjithmonë përulemi para vlerave tuaja!”.

Ndryshe, Ermali po shijon pushimet së bashku me familjen dhe me shokët e tij, Lumin B, Ledrin e të tjerë, me të cilët ka ndarë vazhdimisht fotografi për fansat.
Ndërkaq, projekti i fundit i Ermal Fejzullahut është ”Sa t’kom dasht”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me reperin e njohur, Gjiko./21Media









