Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Escobar: Tërheqja e KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

nga B G8 korrik 2023
Escobar: Tërheqja e KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

I dërguari i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor Garbiel Escobar beson se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza Kosovë- Serbi është që Beogradi dhe Prishtina të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri Kurti duhet të bindet pak më shumë”, tha Escobar, para pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare të Forumit të Dubrovnikut: “Momenti i ri Euro-Atlantik”.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse Serbia dhe Kosova nuk i përmbushin kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura që do të humbasin të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza”, tha Escobar, duke shpjeguar se për Kosovën kjo do të thotë largim nga partnerët e ngushtë ndërkombëtarë në rajon dhe largimi i Serbisë nga hyrja në BE.

Ai po ashtu u pyet se nëse njëra prej pasojave mund të ishte tërheqja e KFOR-it nga Kosova, Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, përfundoi Escobar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →