Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, vëllezërit e Hashim Thaçit kryejnë vizitën

nga Kaltrina Berila22 mars 2025
“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, vëllezërit e Hashim Thaçit kryejnë vizitën

(Lajm i përditësuar)


Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX.

Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke hyrë në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.


Vëllezërit e Thaçit shkojnë në selinë e EULEX-it për ta takuar

Tre vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi janë në selinë e misionit të EULEX-it.

Ata shkuan aty sot me mëngjes për t’i takuar me vëllain e tyre, i cili është duke qëndruar në Kosovë për dy ditë.

Thaçi erdhi dje në Kosovë, së pari shkoi dhe vendosi lule tek varri i babait të tij, dhe më pas për disa orë qëndroi në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, ku takoi nënën dhe gruan e tij.

Pas përfundimit të vizitës në Burojë, Thaçi qëndroi në selinë e EULEX-it.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →