Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Estonia dëbon dy diplomatë rusë

nga Egzona Mehmeti27 maj 2017

Ata nuk dhanë informacione për këtë çështje

Autoritetet estoneze kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga Estonia, por nuk dhanë arsyet e marrjes së këtij vendimi në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të tensionuara.

Sipas agjencisë së medias BNS, bëhet fjalë për Dmitri Kazennov, konsull i përgjithshëm në Narva dhe konsullit Andreï Sougaiev.

“Konfirmojmë se Estonia ka dëbuar dy diplomatë rusë. Nuk do të japim sqarime për këtë çështje”, ka thënë Sandra Kamilova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme e Estonisë.

Vendimi për dëbimin e diplomatëve rusë ka shkaktuar reagimin e Moskës zyrtare, e cila një hap të tillë të Talinit zyrtar e ka parë si provokues dhe arbitrar, duke premtuar një përgjigje të përshtatshme nga ana e Rusisë.

“Duket sikur dikush ka dashur të përkeqësojë më tej situatën në kufirin me Rusinë dhe vënë theksin tek miti i një kërcënimi rus”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →