Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

EULEX mund ta shtojë numrin e policëve

nga B.K9 dhjetor 2022
EULEX mund ta shtojë numrin e policëve

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit i tha RTV21 se përmes një pranie të shtuar të njësisë së policisë së EULEX-it po provon që të sigurojë popullatën lokale të të gjitha komuniteteve. Misioni tha se pas boshllëkut të krijuar me largimin e policëve serbë nga Policia e Kosovës mund ta plotësojë vetëm pjesërisht atë, por Misioni nuk mund të zëvendësojë Policinë e Kosovës, si reaguese e parë e sigurisë së Kosovës.
Sipas misionit të EULEX-it, që prej muajit nëntor kur Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën, policia e tij ka shtuar patrullat e lëvizshme të zbulimit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Por EULEX nuk e përjashtoi mundësinë e rritjes së numrit të pjesëtarëve të tij të policisë varësisht nga situate në terren, si shtesë për 105 policëve nga Polonia dhe 24 pjesëtarëve të tjerë të xhandarmerisë italiane dhe 6 lituanezë. EULEX tha se po i vëzhgon nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
EULEX tha se do të bëjë atë që është e nevojshme dhe çfarë duhet, për të mbështetur stabilitetin e Kosovës, brenda kufijve të mandatit të tij me qëllim që, siç tha, të kontribuojë në sigurinë e popullatës së saj nga të gjitha komunitetet./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →