Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

“Euro 2020” vazhdon me dy super ndeshje

nga Venera Grabanica29 qershor 2021


Kampionati Evropian Euro 2020 vazhdon sot me dy ndeshje interesante, ku derbi kryesor do të jetë ai mes Anglisë dhe Gjermanisë.
Pas shumë befasive deri tani, ku ndër to, Kombëtaret si ajo e Zvicrës dhe Çekisë, siguruan kualifikimin tutje, sot pritet të zhvillohet raundi i fundit i fazës eliminatore të Euro 2020.
Deri tani, kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale janë Zvicra, Belgjika, Spanja, Italia, Çekia dhe Danimarka.
Ndeshja që do ta mbyll këtë raund të eliminatoreve është ajo mes Suedisë dhe Kombëtares së Ukrainës.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.
Faza eliminatore
18:00 Anglia – Gjermania (Stadiumi Wembley-Londër)
21:00 Suedia – Ukraina (Stadiumi Hampden Park-Glasgou).

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →