Kombëtarja e Turqisë e nisi Kampionatin Evropian Euro 2024 me fitore, hera e parë kjo që kjo kombëtare e nis një Evropian me fitore.
Në ndeshjen e parë të saj në Euro 2024, Turqia e mposhti Kombëtaren e Gjeorgjisë me rezultat 3:1.
Golat e shënuar nga Mert Muldur, Arda Guler dhe Kerem Akturkoglu i siguruan fitoren sot turqve kundër Gjeorgjisë.
Ndërkaq, lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh ylli i Real Madridit, Arda Guler.










