Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Euro 2024: Qetësi para stuhisë, nesër çerekfinalet

nga RTV21 Portal4 korrik 2024
Euro 2024: Qetësi para stuhisë, nesër çerekfinalet

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në fillimin e çerekfinaleve të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ndeshja hapëse e fazës së çerekfinales së Euro 2024 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, ku në stadiumin “MHPArena” të Stuttgartit do të përballen Spanja dhe Gjermania.

Ndërkaq, ditën e nesërme do ta përmbyllë dueli tjetër tejet interesant mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Francës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut me fillim nga ora 21:00.

E të shtunën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Euro 2024.

Me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Merkur Spiel-Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, ndërkaq nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Holandës dhe Turqisë në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit.

E premte (5 korrik)

18:00 Spanja – Gjermania

21:00 Portugalia – Franca

E shtune (6 korrik)

18:00 Anglia – Zvicra

21:00 Holanda – Turqia

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →