Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

EURO-U17/ Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin grup

nga RTV21 Portal7 qershor 2024
EURO-U17/ Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin grup

Është hedhur këtë të premte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues të Kampionatit Evropian U-17 për vajza për edicionin 2024-2025.

Shorti e vendosi Shqipërinë e vajzave kuqezi në Grupin B4 të Ligës B, së bashku me Kosovën dhe Izraelin. Përfaqësuesja shqiptare U-17 për vajza merr pjesë edhe në këtë edicion të Europianit në Ligën B, ku do të garojë për të siguruar ngjitjen në Ligën A.

Trajnerja e re e përfaqësueses së Shqipërisë U-17 për vajza, Cyme Lulaj do të debutojë zyrtarisht në stolin kuqezi në këtë raund të parë kualifikues të Evropianit 2024-2025 për vajza. Tre federatat e tre skuadrave pjesëmarrëse të grupit B4 do të diskutojnë së bashku për të gjetur kompromisin për vendin që do të organizojë këtë mini-turne.

Vitet e fundit, UEFA dhe federatat e tjera ia kanë besuar FSHF-së organizimin e këtyre mini-turneve evropianë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →