Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Eurodeputeti Sole: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme

nga B G6 korrik 2022

Deputetit i Parlamentit Evropian, katalonasi, Jordi Sole ka thënë se pavarësia e e Kosovës është e pathyeshme.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë fjalimit të tij për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Fjalmin e tij e ka shpërndarë përmes një postimi në Twitter ku ka kritkuar Spanjën për mosnjohjen e Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson ne si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole.
Parlamenti Evropian do të votojë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →