Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. “Eurovision” këtë vit do të mbahet më ndryshe prej herave të tjera, me një skenar që iu përmbahet rregullave anti-COVID.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj në Rotterdam, shkruan rtv21.tv Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram e ka publikuar listën e këngëve garuese të këtij festivali.
Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë të “Eurovision, ndërsa Anxhela do të paraqitet me këngën “Karma”./21Media











